Detaje tronditëse nga abuzimi i 15 vjeçares: E përdhunoi roja i shkollës dhe i bëri video

Kanë dalë detaje të reja tronditëse nga përdhunimi i 15 vjeçares nga një 65 vjeçar dhe disa të rinj të tjerë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë të kryeqytetit dhe 65 vjeçari që ka abuzuar seksualisht me të miturën është roja i shkollës ku ajo mësonte shkruan abcnews.al.

65 vjeçari ka filmuar abuzimin ndaj vajzës dhe ia ka shpërndarë tre të rinjve, të cilët kanë kërkuar të kryejnë marrëdhënie me vajzën duke e shantazhuar bashkë me 65 vjeçarin se do t’ja shkruanin emrin nëpër mure dhe do t’i shpërndanin videon nëse nuk kryente marrëdhënie me ta.

Siç bën me dije policia, krahas të moshuarit me të miturën kanë abuzuar edhe tre të rinjtë, të cilët gjithashtu e kanë filmuar duke vijuar ta shantazhojnë.

Ngjarja e rëndë u zbulua sot dhe policia shoqëroi katër personat e përfshirë, të cilët tashmë do të përballen me akuza të rënda.


Shtuar 30.05.2020 16:07