Dashuria, puna dhe shëndeti, si nis 2020 për të lindurit e çdo shenje!

DASHI

Dite shume intensive dhe emocionuese do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe partnerit nuk do ndodhe asnjë lloj debati, përkundrazi mirëkuptimi dhe dialogu do mbizotërojnë kurdoherë. Beqaret do preferojnë edhe aventura kalimtare, pasi për ta me e rëndësishme eshtre mos mbetja vetëm. Financat do jene disi te paqëndrueshme kështu qe bëni kujdes me çdo hap.

DEMI

Do bëni gjithçka qe ta joshni partnerin tuaj sot marrëdhënia ne çift do lulëzojë serish. Buzëqeshja do rikthehet si me pare. Beqaret do kenë takime te bukura, por do preferojnë te mos nxitohen për asgjë. Kur hapat hidhen me radhe gjithçka rrjedh me mire. Paratë nuk janë gjithçka ne jete kështu qe mos u fiksoni te pasuroheni shpejt edhe duke ndërmarrë rreziqe.

BINJAKET

Nëse jeni ne një lidhje, sot duhet te jeni te kujdesshëm dhe te mos hidhni hapa te gabuara. Disa planetë do ndikojnë negativisht dhe do ju bëjnë te palogjikshëm. Ata qe janë vetëm edhe sot do mbeten me te njëjtin status. Yjet nuk i kane ne krah dhe vështirësitë do jene te mëdha. Buxhetin nuk do jete aspak i keq sepse ne çdo moment do dini çfarë hapash te hidhni.

GAFORRJA

Nëse kohet e fundit keni pasur probleme me partnerit, sot është momenti për te zgjidhur gjithçka. Flisni me hapur, sqarohuni, pranojini gabimet dhe mundohuni te gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa dhe nuk do preferojnë as te dalin e te argëtohen me miqtë. Me financat, për fat te mire, nuk do hasni asnjë lloj vështirësie.

LUANI

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Gjithçka me partnerin do ece me se miri dhe rrahjet e zemrës do shumëfishohen. Beqaret do kenë një dite te këndshme, por pa ndonjë takim mbresëlënës. E rëndësishme është qe ata nuk do mbeten vetëm dhe nuk do bien ne melankoli. Për financat yjet do ju ndihmojnë tej mase dhe do ju bëjnë te gjeni mënyrën e duhur te menaxhimit.

VIRGJERESHA

Do mbylleni ne vetvete sot ju te dashuruarit dhe nuk do arrini te ruani një marrëdhënie te ngrohte me partnerin. Asgjë nuk do ju ece si keni dashur dhe shpeshherë do mërziteni. Beqaret do fillojnë një histori dashurie serioze e cila do ua ndryshoje gjithë botëkuptimin qe kane pasur për jetën. Gjendja e financave do mbetet e kënaqshme ne çdo moment kështu qe mos u shqetësoni.

PESHORJA

Venusi do ketë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjithçka do zbukurohet. Marrëdhënia juaj do marre një tjetër drejtim dhe do ndiheni me te përmbushur. Edhe për beqaret pritet te ndodhin gjera mjaft interesante. Sektori i financave do kërkojë pak me shume përkujdes. Mundohuni qe çdo shpenzim ta kryeni me program dhe mos e teproni.

AKREPI

Te ndikuar nga Marsi, sot do bëni gjera te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Gjithçka do ketë ndikim tek lidhja dhe rrahjet e zemrës do shumëfishohen për te dyja palët. Beqaret do ndihmohen mjaft nga planetët dhe me shume gjase do realizojnë disa takime te veçanta. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi pasi gjithë këto kohe keni ditur t’i bëni me kujdes llogarite.

SHIGJETARI

Gjate kësaj dite zemra do ju rrahe edhe me fort atyre qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe dëshira për t’i çuar gjerat me tej do shtohet. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona te pasionuar pas teknologjisë dhe do bëjnë te pamundurën për t’i joshur. Me çështjet financiare duhet te merreni pak me shume dhe do arrini ta stabilizoni situatën.

BRICJAPI

Dite e mbushur me entuziazëm dhe pasion ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni emocione te forta dhe do preferoni te mos ndaheni asnjë çast prej tij. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje fantastike. Buxheti nuk do jete i keq, por qe sot duhet te merrni masa dhe te gjeni mënyrën me te mire te menaxhimit te të ardhurave.

UJORI

Dite shume e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për ta dashuruarit. Do keni një komunikim te mire me partnerin dhe do flisni hapur për gjithçka qe me pare ju ka shqetësuar. Edhe mbrëmja do jete mjaft interesante. Beqaret nuk do lodhen shume për ta gjetur shpirtin binjak. Jeta e tyre do pësojë goxha ndryshime qe sot. Për financat bëni atë qe do ju duket me e logjikshme dhe mos ua vini veshin te tjerëve.

PESHQIT

Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete e keqe sot. Te dyja palët do jeni te gatshëm ta dëgjoni tjetrin, te diskutoni dhe te bëni me te mirën e përbashkët. Beqaret do joshin me delikatese dhe maturi. Disa do afrohen me shume se disa te tjerë me objektivin, por ende nuk do hedhin hapa te mëdha. Ne planin financiar do e keni gjithë kohës situatën nen kontroll dhe nuk do gjendeni ne vështirësi.


Shtuar 1.01.2020 08:13