Bilanc tragjik nga koronavirusi në SHBA: 1098 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Shifra tragjike vijnë nga SHBA si shkak e pandemisë së koronavirusit të ri, COVID-19.

1098 persona kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri total i viktimave ka arritur në 10,714.

Gjithashtu janë shënuar edhe 25,653 raste të reja duke e cuar në 362,326 numrin total me Covid-19.

Nga të infektuarit, 8,871 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa 19,313 persona janë shëruar plotësisht.

ShBA vijon të regjistrojë çdo ditë shifra tronditëse.

Në rang global, renditet në vendin e parë me shifrat më të larta të të infektuarve dhe në vendin e tretë pas Italisë dhe Spanjës për numrin e viktimave.


Shtuar 6.04.2020 20:55