Beqaria i ka bërë shoqje të pandara dy ikonat e muzikës: Nuk martohemi!

Dy këngëtaret e dashura për publikun shqiptar, Eranda Libohova dhe Rovena Dilo, rezultojnë të pamartuara.

Ato shpesh ngacmohen për jetën e tyre private.

Është aluduar për ndonjë lidhje të mundshme për njërën ose për tjetrën, por të dyja këngëtaret kanë vendosur t’u japin fund aludimeve në 2020-ën.

Të pyetura nga gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, në tryezën festive të së Djellës se kur do të festonte në dasmën e ndonjërës prej tyre, të dyja e kanë bërë të qartë duke e thënë troç se nuk kanë ndërmend të martohen, duke u shoqëruar me të qeshura.

Arsyet pse kanë vendosur të mos martohen mbeten të paqarta.

Ato megjithatë janë dy këngëtaret, ndër më të sukseshmet e 30 viteve të fundit.

Dhe mbase i njëjti fat, ai i beqarisë, i ka bërë edhe më shumë shoqje me njëra-tjetrën gjatë viteve të fundit. /albeu.com/


Shtuar 7.01.2020 21:50