Aksident në Pogradec, makina përplas 18 vjeçaren

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Pogradec, ku një automjet ka përplasur një 18 vjeçare.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Bucmas, ku një makinë ka përplasur këmbësore e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E reja është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Pogradecit, ndërsa mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 10.02.2020 18:49