86-vjeçarja shqiptare mposht virusin pa shkuar fare në spital

Një 86-vjeçare në Kosovë ka arritur që të mposhtë koronavirusin pa shkuar fare në spital.

Lajmin në fjalë e ka bërë me dije i biri i të moshuarës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nëna ime 86-vjeçare e mposhti koronavirusin në shërim shtëpiak. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, shkruan ndër të tjera Rasim Preniqi.


Shtuar 26.07.2020 20:19