24 raste të reja me Covid-19, Manastirliu tregon nga Kuvendi shifrën e re

Në seancën e sotme në Kuvend, ka mbajtur fjalën edhe Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kjoe fundit ka konfirmuar deri tani vendi ynë ka numëruar 518 raste me koronavirus që prej fillimit të Pandemisë në vend.

Manastirliu tha se pavarësisht shifrave në rritje, falë masave të marra nga qeveria është arritur mbajtja nën kontroll shpërndarja e koronavirusit në Shqipëri.

Një ditë më parë, ISHP konfirmoi 494 raste dhe kështu, sipas një përllogaritjeje të thjesht del se gjatë 24 orëvë të fundit janë konfirmuar edhe 24 raste të reja.


Shtuar 16.04.2020 08:57