20-vjeçarja me tumor i kërkon ndihmë Elvis Naçit: Dua të jetoj

Një vajzë me emrin Miranda vetëm 20 vjeç, e sëmurë me tumor ka shpërndarë një thirrje për ndihmë nga shtrati i spitalit në Prishtinë.

E reja i kërkon ndihme shqiptarëve e në veçanti Elvis Naçit për ta ndihmuar të operohet jashtë. Vajza e ka dërguar mesazhin pasi ka dëgjuar për historinë e Ilirit i cili vuan nga leucemia akute.

Shqiptarët mblodhën 130.000 euro për kurimin e tij në Gjermani. Mirandës i duhen vetëm 35.000 euro për kurimin saj.

“Jam një vajzë 20 vjeç jam në onkologji ju lutem më ndihmoni. E përshëndes Elvis Nacin të me ndihmojë të dal jashtë vendit. Kam parë një Ilir pranë dhomës kam dëgjuar për të që i ka grumbulluar paratë, kërkoj që të më ndihmoni edhe mua nëne mundeni.

Një grup atdhetarësh njoftoi Elvis Naçi në studio kanë marrë iniciativën të grumbullojnë 35.000 euro për kurimin e Mirandës.


Shtuar 19.05.2020 21:51