Vjen në jetë bebushi Enrique Iglesias bëhet baba për herë të tretë (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Enrique Iglesias dhe tenistja Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të tretë. Dyshja kanë mirëpritur në jetë një fëmijë dhe lajmin e bukur e ka bërë të ditur vëllai i këngëtarit, Julio Iglesias Jr.

Gjatë një interviste me radiotelevizionin kilian ADN ai u shpreh “Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”. Kujtojmë se dyshja kanë dhe dy binjakë 2 vjeçarë të quajtur Lucy dhe Nicholas.


Shtuar 11.02.2020 10:29