U shpall e veshura më keq në Golden Globes: Rrjeti shpërthen në “meme” për fustanin e JLO (FOTO LAJM)

U mbajt mbrëmjen e djeshme ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2020” dhe një vëmendje të madhe morën edhe veshjet e të ftuarve në tapetin e kuq. Jennifer Lopez u shfaq në ceremoni e veshur me një fustan të bardhë me një fjongo të madhe jeshile dhe ngjyrë floriri.

Mirëpo 50-vjeçarja me këtë fustan është shpallur si një ndër personazhet e veshur më keq. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të tallen me J.Lo-n duke e krahasuar fustanin e saj me pako dhuratash dhe me personazhe qesharakë.

Jennifer Lopez nuk ishte ylli i vetëm që hyri në listën e të veshurave më keq mbrëmë, por përdoruesit e rrjeteve sociale u argëtuan edhe me veshjet e Reese Witherspoon, Cate Blanchett, dhe Gwyneth Paltroë.


Shtuar 6.01.2020 13:20