Pasi iu hoq statusi mbretëror, këto janë titujt e ri të Meghan Markle dhe Harry-t

Meghan Markle dhe Princ Harry vendosën të largohen nga familja mbretërore, duke hequr dorë nga statusi i tyre dhe ky vendim u miratua nga Mbretëresha Elizabeth.

Atyre iu hoqën titujt “Lartësia e Saj Dukesha e Sussex” dhe “Lartësia e Tij Duka i Sussex, Kont i Dumbarton dhe Baron Kilkeel”.

Tashmë, ata do të quhen thjesht “Harry, Duka i Sussex” dhe “Meghan, Dukesha e Sussex.”

Mirëpo, pallati mbretëror ka njoftuar se titujt do të ndryshojnë, pasi titulli i Meghan, “Dukeshë” është përdorur për gratë e divorcuara të mbretërisë.

Pas humbjes së titujve të tyre, Harry dhe Meghan janë shpërngulur në Kanada, ku kanë nisur një jetesë normale.


Shtuar 21.01.2020 13:31