Lëkundje tërmeti në Prizren, ku ishte epiqendra dhe çfarë magnitude

Lëkundje tërmeti janë ndier mëngjesin e ditës së sotme në Kosovë.

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, bën me dije se lëkundja është ndier në orën 10:26, me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 4 km, dhe se epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.


Shtuar 21.01.2020 13:33