Oriola “kërcënon” ata që nuk marrin pjesë në marshim: Do ta shohim sa do të ngriheni (FOTO LAJM)

Më 4 qershor, ora 16:00 do të mbahet një marshim paqësor te “Nënë Tereza”, në shenjë proteste për të gjitha ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike.

Kjo thirrje po bën jehonë në rrjet dhe të shumtë janë ata që e kanë ndarë foton e mëposhtme në rrjetet e tyre sociale.

Mirëpo, modelja Oriola Marashi i ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk do të ngrihen në shesh për të drejtat e popullit të tyre se do të merret personalisht me ta.

Bukuroshja e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe kërkon që kushdo ta marrë në këtë mënyrë.

“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!”- shkruan ajo.

Kjo protestë paqësore do të mbahet duke marrë shkas nga ngjarja e bujshme që tronditi vendin këto ditë, pasi një roje shkolle abuzonte seksualisht prej 3 vitesh me një 15-vjeçare.


Shtuar 3.06.2020 13:56