Me Hakimin në Milano vjen edhe aktorja e njohur spanjolle (FOTO LAJM)

Anësori maroken Achraf Hakimi është përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm, pasi zikaltrit kanë arritur marrëveshjen si me Realin e Madridit, ashtu edhe me futbollistin, me këtë të fundit që pritet të mbërrijë në Milano sot ose nesër.

Por bashkë me Hakimin, në Milano do të vijë edhe aktorja e njohur spanjolle Hiba Abouk, e cila është e lidhur me marokenin prej disa kohësh dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për të, pasi zotëron mirë gjuhën italiane.

Të lidhura

None found

Me origjinë tuniziane, Hiba ka lindur në Madrid dhe ka marrë pjesë në shumë seriale televizive spanjolle, ndërsa prej disa kohësh është e lidhur me Hakimin, ndonëse është edhe 12 vite më e madhe.


Shtuar 28.06.2020 11:29

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş