Luana njofton rikthimin në ekran me lëvizjet më joshëse (VIDEO)

Postimi i fundit i moderatores Luana Vjollca i ka bërë të gjithë të mendojnë se shumë shpejt ajo do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një video ku shihet duke ecur krah 3 balerinave dhe krah saj ka etiketuar dhe koreografin Esdalin Gorani.

“Së shpejti”, ka shkruar Vjollca krah postimit në ‘Instagram’ ku shfaqet mjaft në formë.

Fansat po presin me padurim projektet e radhës nga Luana dhe me siguri ky postim i ka gëzuar të gjithë.

Kujtojmë se në muajin shkurt Vjollca njoftoi fillimin e një projekti të ri televiziv ‘Take me out Albania’, por për shkak të pandemisë ‘Covid-19’ nuk mundi të finalizohej.


Shtuar 16.07.2020 08:39