Noizy prezantoi vetëm pak minuta më parë projektin e tij më të fundit “Digital Love”.
Klipi është xhiruar në vende përrallore dhe kënga përshtatet fare mirë me ditët e nxheta verore.
Por ajo çfarë bën përshtyptjë është protagonistaja e klipit, që është ish banorja e Big Brother, Tea Zhuli.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një vendim i momentit, apo Tea do të marrë pjesë edhe në projekte të tjera, megjithatë duket se bashkëpunimi i tanishëm është pëlqyer shumë nga fansat e reperit, që si çdo herë i kanë treguar mbështetjen e tyre në komente.