Lajmi i mirë: Asnjë viktimë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronaviorusi në 24 orët e fundit, por vihet re një rritje të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë.

Sipas autoriteteve shëndetësore atje ka pasur 166 raste të reja, shumica e të cilave në Shkup. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 224 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14762 ndërsa i rasteve aktive 2191.

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut shënoi 2 viktima dhe 145 raste të reja.


Shtuar 3.09.2020 13:17