Instagrami një gënjeshtër e madhe? Zbulohet detaji misterioz në fotot e blogeres (FOTO LAJM)

Ju ka ndodhur që të shihni “influencues” Instagrami dhe të mendoni se sa me fat janë disa persona, që vetëm udhëtojnë në vende të bukura, ndërkohë që ju e kaloni jetën të mbyllur në punë e shtëpi?

Xhelozia në raste të tilla është mëse normale, pasi të gjithë do ta donin një jetë plot udhëtime e pushime pa fund. Por jo gjithnjë është rasti. Shumë “influencues”, të zellshëm për të fituar sa më shumë ndjekës, përdorin montazhe fotografike për të mbushur postimet me foto.

Dhe jo të gjithë bien në sy, por kushdo që ka montuar fotot e kësaj vajzës, ka përtuar dhe ka përdorur të njëjtin sfond resh te çdo foto, gjë që është kapur nga ndjekësit e vëmendshëm.


Shtuar 20.09.2020 17:47