“I humba gjithë shpresat”, këngëtari i famshmëm rrëfen luftën e vështirë me COVID-19 (FOTO LAJM)

Këngëtari i famshëm i muzikës, J Balvin, ka rrëfyer luftën e tij me Covid-19 në një shkrim të gjatë në rrjete sociale. Edhe pse tani është në një gjendje të mirë shëndetësore, gjatë ditëve që ishte i sëmurë ai tregon se i humbi pothuajse fare shpresat.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, shkruan J Balvin krahas postimit.


Shtuar 29.08.2020 10:52