Gashi bën deklaratën e papritur: Ava Max e bëra unë të njohur (FOTO LAJM)

Gashi, reperi shqipatr me famë ndërkombëtare ka qenë i ftuar sot në “Ditë e re” ku ndër të tjera ka surprizuar me deklaratën e tij për Ava Max. Reperi tregon se ishte ai që arriti ta bëj të famshme këngëtaren nga Saranda që sot gëzon një sukses ndërkombëtar.

“Unë isha i pari artist që ndihmova Ava Max, askush nuk e njihte, askush. Unë jam artisti i parë me të cilin Ava Max punoi. Ne bëmë tre këngë së bashku në shtëpinë e saj. Unë jam mik me vëllain e saj. Ajo ishte një vajzë e vogël që po përpiqej të bëhej një popstar dhe askush nuk besonte tek ajo. I thoja njerëzve që ajo do të jetë një popstar përpiqesha t’i thoja që ajo do të bëhet e madhe në muzikë. Shikojeni pak tani…Ju thash! Çfarë më pëlqen është kur ndihmoj njerëz dhe ata bëhen dikush, më pëlqen shumë. Sidomos kur janë shqiptarë“

Por, kur pyetet nëse do ketë një bashkëpunim tjetër me Ava Max duket se kjo nuk është në planet e afërta të Gashit. Një duet me një emer tjetër super të famshëm me rrënjë shqiptare po “gatuhet”.

A do të ketë ndonjë bashkëpunim me Dua-n, Ritën, ndoshta prapë me Ava Max?

“E dua shumë Ava Max është vërtet një njeri i mrekullueshëm. Por njeriu me të cilin dua vërtet shumë të bëj një bashkëpunim për albumin tim të ri, sepse përshtaten me stilin e saj, është Dua Lipa. Sepse albumi im është Dance Music kështu që nëse do të zgjidhja nëj arsite do të zgjidha Duan.”


Shtuar 14.09.2020 08:23