Foto që bëri lëmsh rrjetin, është apo jo në pritje të ëmbël Genta Ismajli (FOTO LAJM)

Një foto që ka qarkulluar së fundmi në mediat online ka shtuar dyshimet se këngëtarja e njohur Genta Ismajli mund të jetë në pritje të ëmbël.

Mirëpo zëra pranë këngëtares kanë treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë, shkruan revista Who.

Me siguri fustani apo këndi i fotografisë i ka bërë të gjithë të mendojnë ndryshe, por momentalisht këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël.

Genta është duke jetuar historinë më të bukur të dashurisë me partnerin e saj turk, Hussein Usta, me të cilin ka ndarë shpeshherë momentet më të bukura gjatë pushimeve apo përditshmërisë, por duket se duan akoma të shijojnë vetëm njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pak javë më parë Ismajli solli dhe këngën e saj më të fundit të titulluar “Ça me bo” e cila numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.


Shtuar 15.09.2020 12:32