El Shaarawy po rikthehet në Evropë, këto janë skuadrat e interesuara për të

Sulmuesi me prejardhje egjiptiane, Stephan El Shaarawy, pritet që ta bëjë rikthimin e madh në Evropë/.

Sipas “Corriere dello Sport”-it, egjiptiani ka zgjuar interesimin e skuadrave si Arsenali, PSG-ja, Roma dhe Juventusi.

Po ashtu, ish-skuadra e tij, Milani është e interesuar ta transferojë atë.

Ai së fundmi luajti në ligën e Kinës tek skuadra, Shanghai Shenhua. Mbetet të shihet se ku do të luajë futbollisti që dikur kishte nam të madh në Evropë.


Shtuar 15.09.2020 12:30