Dasma mbretërore, historia që fshihet pas fustanit të Princeshës (FOTO LAJM)

Princesha Beatrice, vajza e princit Endreë, dukës së York-ut dhe Sarah-s, dukeshës së York-ut, nuk pati një ceremoni dasme tipike mbretërore për shkak të koronavirusit, megjithatë paraqitja e saj tërhoqi jo pak vëmendjen e medias. Pas publikimit të fotove, të gjithë vunë re se fustani i ceremonisë ishte një fustan vintage i mbretëreshës Elizabeth II.

Ditë më parë, u tha se Beatrice i mori hua fustanin gjyshes së saj, mirëpo së fundmi u zbulua se bëhej fjalë për një zgjedhje në moment të fundit. Sipas People, Beatrice kishte planifikuar një tjetër fustan, për ndërroi mendje në moment të fundit dhe kërkoi fustanin që mbretëresha veshi në premierën e “Laërence of Arabia” në Londër, 1962.

Fustani, i krijuar nga dizajneri britanik Norman Hartnell, i punuar me diamante, u rimodelua dhe u përshtat nga Angela Kelly, dizajnerja dhe rrobaqepësja historike e mbretëreshës, dhe stilisti Steëart Parvin. Vihet re se në fustanin e Beatrice-s është shtuar një copë sateni në fund, që i jep më shumë fruda fustanit në pjesën e poshtme.

Beatrice mbante vënë në kokë diademën që vetë mbretëresha vendosi në ditën e dasmës me princin Philip.


Shtuar 23.07.2020 10:43