U shërbeu pacientëve veshur me bikini, kjo është puna e re e infermieres (FOTO LAJM)

Ajo u bë e famshme në të gjithë botën pasi u fotografua e veshur vetëm me të brendshme në një repart me pacientë me koronavirus.

Inferierja ruse tashmë është bërë prezantuese e motit në TV. Nadia Zhukova, 23 vjeç, e cila vishte PPE transparente ndërsa u shërbente pacientëve, fillimisht mori vërejtje nga drejtuesit e spitalit.

Tani, Nadias i është ofruar një rol si prezantuese e motit në një stacion televiziv lokal në Tula, në jug të Moskës, por do të vazhdojë të punojë si infermiere. Ajo do të përshtatet në parashikimet, pasi ajo punon si infermiere dhe përmirëson trajnimin e saj për të përmbushur ëndrrën për t’u bërë mjeke.

Më herët asaj iu ofrua një rol si modele për një markë ruse të veshjeve sportive, por ajo insiston që asgjë nuk do ta largojë atë nga ëndrra e saj për t’u bërë mjeke.


Shtuar 23.07.2020 10:50