Adelina Ismaili përlot me dedikimin prekës në 4-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta (FOTO LAJM)

Katër vite më parë, motrat Ismaili u përballën me një ngjarje të rëndë, pasi nëna e tyre ndërroi jetë në moshë të re nga një sëmundje e rëndë. Sot kur janë mbushur katër vite nga momenti kur Mona ndërroi jetë, Adelina ka bërë një dedikim prekës.

“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, shkruan Adelina në vargjet e ndjera e tejet emocionuese.

Kujtojmë se Mona ishte gjithashtu dhe menaxherja e tyre, e cila ishte prej të parave në showbiz-in shqiptar.


Shtuar 25.04.2020 13:04