“3 breza në një foto”, Alfio ndan pamjet speciale nga pushimet (FOTO LAJM)

Ditët e fundit, çifti i njohur Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani kanë nisur pushimet në bregdetin e jugut.

Ky vit pa dyshim është më speciali për dyshen, pasi ata janë bërë prindër për herë të parë dhe në pushime i shoqëron Noah i vogël. Alfio ka ndarë 2 foto, ku shfaqet ai, Noah dhe gjyshi i Noah. “3 breza në një foto”, shkruan Alfio krahas fotos së veçantë.

Me siguri këto pushime janë më të bukurat për çiftin dhe familjarët e tyre.


Shtuar 20.08.2020 13:56