“Shkrihen gjakrat” në Vlorë, Ina Zhupa përqafohet me ministren Denaj

Po shkron drejt fundit numërimi i votave në qarkun e Vlorës, teksa Partia Socialiste dhe ajo Demokrate duket se kanë bërë paqe. Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %,  konkretisht 8 dhe 4 mandate.

Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy “rivaleve”, ministres Denaj dhe Ina Zhupës. Një që e tillë ka bërë që të pranishmit të shpërthejnë në duartrokitje.

 


Shtuar 27.04.2021 02:56