Virusi që po përhapet në Kinë është koronavirus, çfarë duhet të dimë

Autoritetet kineze kanë identifikuar një shpërthim të një sëmundjeje respiratore. Ndërkohë që është e ngjashme me shpërthimin e SARS në 2012, këto raste të reja duken të jenë më pak të rënda se sa u vëzhgua atëherë.

Kërkimet kanë zbuluar se infeksioni është shkaktuar nga një koronavirus, një lloj i zakonshëm virusi që mund të shkaktojë gjithashtu dhe të ftohurën e zakonshme, shkruan gazeta Shendeti.

Të paktën në disa raste, burimi i mundshëm është identifikuar si një market për shitjen e peshkut në qytetin e Wuhan, Kinë.

Ekspertët theksojnë faktin se meqë sëmundja është shkaktuar nga një virus, nuk ka ndonjë trajtim në dispozicion, dhe vetëm mund të lejohet që infeksioni të kalojë vetë.

Çfarë është koronavirusi?

“Corona” do të thotë kurorë, kështu këto viruse paraqiten në formën e kurorës kur vëzhgohen nga një mikroskop elektronik,” u shpreh Bhanu Sud, një specialist i sëmundjeve infeksioniste në Kaliforni.

“Shumica e koronaviruseve janë të padëmshëm,” tha ai. “Ata zakonisht shkaktojnë sëmundje të lehta deri në të moderuara të traktit të sipërm respirator, si i ftohti i zakonshëm. Shumica e njerëzve do të infektohen nga këto viruse të paktën një herë në jetën e tyre. Por, Sud shpjegoi se edhe pse zakonisht njerëzit që preken nga këto viruse nuk kanë ndonjë pasojë të rëndë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për versionet SARS dhe MERS, që janë më serioze.

Shkalla e vdekjes është 10% për personat e prekur nga SARS dhe 30% për personat e prekur nga MERS.

Për sa i përket virusit që po përhapet në Kinë, specialistët po e testojnë për të zbuluar se çfarë lloj virusit është, nëse është më i ngjashëm me SARS apo me MERS. Por, sipas tyre, ka gjasa që të jetë një virus komplet i ri.

Koronaviruset përhapen nga një njeri në tjetrin nga:

Ajri, nga kolla apo tështitja
Kontakti i afërt personal, si prekja, përqafimi, dhënia e dorës etj.
Prekja e një objekti apo sipërfaqeje që është e infektuar dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve para larjes së duarve


Shtuar 21.01.2020 15:58