Rrogozhina numëron kutinë e fundit, shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje

PS ka siguruar fitoren edhe në Rrogozhinë. Procesi i numërimit ka përfunduar rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme.

Nga rezultatet paraprake, PS ka marrë 5537 vota, ndjekur nga PD me 3949 vota, LSI me 618 vota e në fund PSD me 459 vota.

Në fund të procesit të numërimit, komisionerët kanë festuar bashkë duke duartrokitur dhe shtrënguar duart. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 20:47