Reshjet e dëborës, bllokohet aksi rrugor Bogë-Qafë Thore! Dhe rruga Fushë Arrëz- Iballë e bllokuar

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtij aksit.

Aksi rrugor Kir-Mali I Shoshit i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore.

‘Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.’- njofton policia