Receta e vërtetë e ballakumeve të Elbasanit dhe sekreti i shijes së tyre

Ka një shprehje popullore të vjetër elbasanase: “Pse Ballakumet janë të shijshme?

Sepse bahen te shalët e grave”… Për ata që nuk e dinë ena e bakrit mbahet mes këmbëve dhe temperatura e rrahjes së gjalpit me sheqerin me lugë druri duhet të kenë temperaturën 36-37 gradë.

Jam munduar ti gatuaj si elbasanlliet por prapë jam shumë larg. Nga duart e tyre ka më shumë shije kjo recetë .

Për ato që duan ti gatuajnë mbi tavolinë apo mes shalëve, me enë bakri apo lugë druri, me rrahëse elektrike apo nxjerrje shpatulle :P.

Përbërësit:

500 g gjalpë i tretur

1 kg sheqer

1 kg miell misri i bluar imët

7 vezë

1/2 lëvozhgë veze me finjë

Përgatitja:

Tretim gjalpin, e ftohim derisa ta durojë gishti. Shtojmë sheqerin dhe e rrahim derisa të tretet plotësisht, shtojmë vezët një e nga një , finjën dhe në fund miellin. Shtrojmë letër furre dhe hedhim me grusht brumin pa e ngjeshur. I pjekim në furrë të nxehtë me 170 pa ventilim për 15 – 20 min./living/


Shtuar 14.03.2020 12:29