Rama vazhdon fushatën me “këmbë e duar”, nuk mund të mungonin çitjanet

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta nisë vrullshëm fushatën elektorale.

Ditën e sotme ai ka qenë në Shijak ku ka vizituar banorët të cilët kanë hyrë në banesat e reja të ndërtuara pas tërmetit të nëntorit.

Ka mjaftuar një vizitë që Rama të shfrytëzojë sa mundet banorët e zakonshëm për makinacionet e tij të PR duke filluar nga fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me nevoja të veçanta.

Në fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale bien në sy veshja e veçantë e tij me çitjane, ndërsa gjestikulacionet zënë gjithë vëmendjen e kameras pasi Rama flet siç thotë populli “me këmbë e duar”. /albeu.com/

Shtuar 27.03.2021 12:03