Lot dhe dhimbje, familjarët marrin trupin e Arjan Salës pas 4 ditësh “ferr”

Pas katër ditësh pritje, ka mbërritur pranë familjarëve trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala. Pas ekspertizës në morgun e Tiranës, trupi i rojes që sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës së qendrës tregtare, ka mbërritur në banesën e tij.

Mësohet se varrimi do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e Bathores.

Familjarët kanë shpërthyer në lot kur ka mbërritur trupi i të riut.

Kujtojmë se Arjan Sala la pas bashkëshorten dhe djalin e tij 2-vjeçar. Pak më herët Zv.Ministri i Mbrojtjes deklaroi se është dërguar kërkesa që Sala të shpallet “Dëshmor i Kombit”.

Shtuar 27.03.2021 12:03