20 vjeçari pranon abuzimin me 43-vjeçaren me probleme mendore në Devoll

Detaje të reja kanë janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 20-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar e lënë shtatzënë një 43-vjeçare.

Klavio Karuni ka pranuar para uniformave blu aktin e rëndë.
Në prani të avokatit mbrojtës ai ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 43 vjeçaren, e cila ka probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa Bilbil Karuni, kushëri i 20-vjecarit Klavio Karuni ka folur për ngjarjen e rëndë duke thënë:

“E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43 vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë të vështira. U martua 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë.” /albeu.com/

Shtuar 27.03.2021 01:03