Rama kokë më kokë me sipërmarrësit turk: Sistem dronësh dhe fabrikë vaksinash

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku ka planifikuar një vizitë dy ditore.

Nga atje ai ka bërë një status në rrjetin social Facebook ku tregon disa nga planet që ka bërë me sipërmarrësit turk për të investuar në Shqipëri.

Postimi i Plotë
Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:
* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik
* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë
* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma
* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare


Shtuar 3.06.2021 18:23