Masakra e Velipojës! Rama e paralajmëroi, kush do të bëhet “kokë turku” në Policinë e Shtetit

Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga një përplasje me armë zjarri që shkaktoi 4 të vdekur dhe dy të plagosur.

Pavarësisht se nuk reagoi direkt mbi ngjarjen e ndodhur, kryeministri Rama deklaroi dje gjatë një takimi në Vlorë se do të kishte një takim urgjent me drejtuesit e Policisë dhe Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

“Nuk dua të humbas shumë kohë. Kam thirrur ministrin e brendshëm dhe disa prej drejtuesve të lartë të policisë për të lancuar sa më shpejt një fazë të re të rikonstrukturimit që është përgatitur por për arsye të kuptueshme të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha Rama ditën e djeshme.

Sot, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të dalë në konferencë për mediat në orën 11:00, ku pritet të prezantohet plani i ri i ristrukturimit të punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Ky ndryshim vjen pas vrasjeve dhe aksidenteve të rënda që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit.

Nuk dihet ende mbi vendimet e marra në këtë mbledhje por nuk përjashtohet mundësia e shkarkimeve të rëndësishme në Ministri dhe Policinë e Shtetit.

NJOFTIMI:

Në orën 11:00 ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, do të zhvillojë një konferencë për media në sallën brenda ministrisë. Ju ftojmë të jeni të pranishëm për të adresuar pyetjet që keni. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.06.2021 10:35