Shkëndija e Gjokës në superformë, triumfon dhe merr kreun

Shkëndija e Tetovës është kthyer sot përkohësisht në kreun e renditjes së kampionatit në Maqedoninë e Veriut, falë një suksesi kundër Belasicës në fushën e kësaj të fundit.

Ekipi I drejtuar nga Ernest Gjoka, triumfoi me shifrat 3-0, por jo pa vështirësi pasi u desh që të priste pjesën e dytë për të gjetur golin e parë me anë të Totre. Më pas ishte Ibraimi ai që gjeti dy herë rrugën e rrjetës brenda 4 minutash për të siguruar një sukses të rëndësishëm që e kthen në vendin e parë.

Ky pozicion i kaloi edhe falë ndalesës së Sileksit që gaboi në ndeshjen e vet përballë Struga Trim&Lum.

Protagonist në këtë ndeshje ishte Nijas Lena, mesfushori I cily ka luajtur për disa skuadra në Kategorinë Superiore. Fantazisti u fut si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit për skuadrëm e Strugës dhe arriti të gjente golin e avantazhit ndaj Sileksit në minutën e 77.

Më pas ishte Milenkovski ai që shënoi golin e 2-0 duke vulosur fitoren në këtë ndeshje.


Shtuar 12.09.2020 16:31