Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1269.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2. Gjatë 24 orëve të fundit, një person nga Shkupi ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e të vdekurve në 56.

/Alsat/


Shtuar 22.04.2020 14:11