Miratohen ligjet për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Ushtrisë

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar sot Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Ky vendim u mor me plot 73 vota pro. Gjithashtu, deputetët votuan edhe për propozim Ligjin për Ushtrinë. Për këtë ligj votuan 80 deputetë “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Gjatë miratimit të këtyre ligjeve në seancë nuk morën pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së.

ë herët, në seancën e 135-të, me 80 vota “për” dhe 6 kundër miratoi edhe Ligjin për Prokurorinë Publike.


Shtuar 16.02.2020 14:56