Filipçe: Gjendemi në fazën kritike, e pritshme rritja e numrit të infektuarve me Koronavirus

Gjendemi në momentin kritik me pritje të rritjes së rasteve me Kovid-19, duke e pasur parasysh faktin se po ecim drejt pikës kulmore në dy javët e ardhshme hyjmë në një fazë të ri të menaxhimit me tërë procesin, ka thënë ministri i shëndetësisë Venkol Filipe.

Ai ka thënë se nëse situata shkon drejt përkeqësimit do të propozojnë masa që nënkuptojnë kufizime shtesë.

Në takimin e sotëm me gazetarët nëpërmjet video-lidhje, Filipe tha se prej sot spitali “8-shtatori”, është i gatshëm për diagnostifikimin dhe shërimin e të sëmurëve nga koroanvirusi dhe se do të jenë në dispozicion 400 shtretër të cilët i ofron spitalin.

/SHENJA/


Shtuar 5.04.2020 14:43