Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se nga sot do të jetë në izolim shtëpiak, pasi tek kryetari i Komunës së Kumanovës me të cilin dje kishte kontakt, është diagnostikuar me koronavirus.
“Pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mora pjesë dhe unë, është pozitiv në Kovid-19, prej sot unë do të jem në izolim shtëpiak. Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët.
Të lidhura
None found
Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit publik të cilët do të kryejnë anketat epidemiologjike mua dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë të cilët ishin prezent në mbledhjen e djeshme. Deri në marrjen e vlerësimit epidemiologjik dhe udhëzimeve për verimet e mëtejme, mbetem në izolim shtëpiak”, ka shkruar Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
