Mjeku i njohur serb humb jetën nga Covid-19

Një mjek ka gjetur vdekjen nga Covid-19 ditën e sotme në Serbi.

Kirurgu i njohur nga Beogradi, Dr. Dragan Markovic, ka humbur jetën nga koronavirusi. Ai kaloi gati dy javë me respirator në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ku u shtrua për shkak të COVID-19.

Edhe gruaja e tij, gjithashtu mjeke, është infektuar nga koronavirusi dhe ndodhet e shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme. Vajza e tyre është në izolim në shtëpi, mëson Tanjug.

Profesori Dragan Markoviç ishte specialist në kirurgji të përgjithshme me specializim në kirurgjinë vaskulare, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd në Departamentin e Kirurgjisë dhe punonte në SHKK.


Shtuar 16.04.2020 13:27