Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

13.076 qytetarë janë prekur nga virusi korona që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu edhe 108 personat që kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

Shkupit iu shtuan edhe 45 të infektuar Kumanovës 18 dhe Shtipit 11, ndërsa qytetet e tjera në mesin e të cilave edhe Dibra me 1 rast, regjistrojnë numër një shifror.

2.900 raste me COVID-19 vazhdojnë të jenë aktive, prej tyre 917 në Shkup. Nga komunat e kryeqytetit, Çairi, Aerodromi dhe Gazi Baba kanë numrin më të lartë të rasteve aktive me virus korona.

Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 64 dhe 72 vjeçar nga Kumanova, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 551.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 75.48% e viktimave janë mbi 60-vjeç.

112 persona i janë shtuar listës së të shëruarve dhe që nga fillimi i pandemisë në këtë listë janë regjistruar 9625 persona.

Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është 1902, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në vendin tonë është 130,840.

Në krahasim me shtetet fqinje Maqedonia renditet e treta për nga numri i të infektuarve, pas Serbisë me mbi 29 mijë raste me COVID-19 dhe Bullgaria me mbi 14 mijë raste, pas tyre renditet Kosova me rreth 11 mijë, dhe në fund të kësaj liste qëndrojnë Shqipëria dhe Greqia me pak më shumë se 7 mijë raste.


Shtuar 19.08.2020 14:12