48 persona nuk kanë respektuar orën policore

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 48 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 38 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 166 personave ndërsa 197 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar 7 shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

MPB njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 591 shkelje të masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Sipas statistikave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme në rajonin e Shkupit ka 95 persona në karantinë. Orën policore gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë respektuar 17 persona, kurse janë regjistruar 137 shkelje të masave për mbrojtje nga koronavirusi.


Shtuar 5.06.2020 10:47