Si të lani frutat dhe perimet për t’u mbrojtur 100% nga pesticidet

Blerja e ushqimeve organike ju mbron nga produktet me pesticide, por jo se i eliminon tërësisht ato. Mbetjet e pesticideve janë vënë re në 11 për qind të mostrave të të mbjellave organike, si pasojë e përdorimit aksidental ose abuziv, kontaminimit nga fushat fqinje joorganike, ose nga prania e vazhdueshme e insekticideve në tokë.

Në treg gjenden shumë produkte komerciale për larjen e frutave dhe perimeve, që pretendojnë largimin e pesticideve, por shumica e tyre janë testuar dhe kanë qenë thjesht humbje parash. Për shembull, kompania “Procter & Gamble” kishte një produkt që pretendonte se ishte vërtetuar të ishte 98 % më efektiv se uji, për largimin e pesticideve. Megjithatë, kur u testua, nuk bënte asgjë më shumë se uji i çezmës. Shpëlarja e produkteve në ujë të rrjedhshëm në përgjithësi, heq më pak se gjysmën e mbetjeve pesticide.

Larja me acetonin që heq manikyrin është shumë efektive në eliminimin e pesticideve, por natyrisht, nuk mund t’ju them që t’i fusni frutat dhe perimet në të! Qëllimi është që ta bëjmë domaten sa më pak toksike.

Një mënyrë efektive është shpëlarja me acid acetik me përqendrim 5 për qind, me fjalë të tjera, me uthull të bardhë, e cila heq pjesën më të madhe të mbetjeve pesticide. Por do të ishte e kushtueshme që të bliheshin gjithë ato litra uthull, vetëm për të larë frutat dhe perimet. Fatkeqësisht, shpëlarja me uthull është vetëm pak më tepër efektive se shpëlarja me ujë të rrjedhshëm.

Fatmirësisht, ekziston një zgjidhje që është edhe e lirë edhe efikase: uji me kripë. Një shpëlarje me ujë me kripë me përqendrim 10 për qind është po aq efektive sa dhe uthulla. Që të përgatisni vetë ujin e shpëlarjes së pesticideve, shtoni ujë dhe kripë në raportin 1 me 9. Thjesht sigurohuni që ta shpëlani mirë kripën nga perimet dhe frutat, përpara se t’i konsumoni ato.


Shtuar 25.02.2020 14:17