Një peshkaqen mjaftë i madh ka ngordhur pasi që ishte goditur nga disa persona.
Peshkaqeni ngordhi në Auckland, në Zelandën e Re pasi që në fillim disa burra kishin bërë foto me të e pastaj kishin filluar të goditnin atë.
Disa persona tjerë të shqetësuar nga kjo ngjarje u munduan ta shpëtojnë, ta largojnë nga bregu dhe ta fusin në ujë mirëpo përpjekjet e tyre dështuan pasi që peshkaqeni kishte ngordhur.
Këta peshkaqenë janë të mbrojtur në Zelandën e re, pra është e paligjshme t’i mbytësh.