Man United kërkon me ngulm yllin e Licester, ofron edhe Lingard

Maddison, anëtar i Leicester City, ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjeve të tij të mira në dy sezonet e fundit.

‘Mirror’ shkruan se United janë gati të ofrojnë para të gatshme plus shërbimet e Jesse Lingard, për shërbimet e Maddison, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e kuq’ dëshirojnë të bëjnë këtë lëvizje të madhe me skuadrën e Leicester, disa muaj pasi kanë transferuar Harry Maguire.

Për të kompletuar lëvizjen e madhe, ata janë gati të ofrojnë 45 milionë funte, plus shërbimet e Lingard.


Shtuar 5.01.2020 11:15