Loredana prej kohësh po qëndron në krye të mediave rozë, e kjo jo vetëm për shkak të projekteve të reja por edhe përsa i përket jetës private.
Tashmë, pa Mozzik ajo ka vendosur të bëjë një tjetër tatuazh në pjesën e kurrizit.
Reperja e njohur ka publikuar një foto ku shfaqet me kurrizin jashtë ku lexohet qartë: “Selfmade Millionare”.
Kjo shprehje vjen si një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se reperja u bë e pasur duke zhvatur të tjerët.
Kanë kaluar muaj që nga skandali i mashtrimit të çiftit zviceran, por ende ka komente që dënojnë veprimin e Loredanës.