Disa studiues nga Universiteti Rowan në New Jersey kanë zbuluar se filtrat që përdorni për selifet mund të rritin numrin e pëlqimeve që marrin.
Me rreth një miliard përdorues çdo ditë, Instagrami, pa dyshim që është një nga aplikacionet më të njohura për të gjitha grupmoshat.
Të lidhura
None found
Nëse jeni përdorues i këtij rrjeti social, me siguri i njihni dhe bazat e këtij aplikacioni, por të dini saktësisht se cilat foto do të marrin numrin më të lartë të klikimeve është një biznes tepër i ndërlikuar.
Tashmë, një studim i ri ka zbuluar një “mashtrim” të thjeshtë për të rritur numrin e pëlqimeve në fotot që postoni.
Studiuesit kanë zbuluar se filtrat e ndryshme të cilat ju përdorni mund të rrisin numrin e pëlqimeve në një foto. Ndërkohë, postimi i fotove nga vendi i punës, hobi apo statusi ekonomik, gjithashtu mund të ndihmojnë të shtoni disa “like” me tepër, sipas studiuesve.
