Nëse drita e diellit vret koronavirusin, a do të përdoren llamba ultraviolet?

Donald Milton teston njerëzit për ftohjet dhe gripin në laboratorin e tij në Universitetin e Maryland. Në tavanin e laboratotrit, janë instaluar llamba ultravjollcë-C që vrasin mikrobin.

Është bërë teknologji mjaft standarde në spitale, klinika dhe vende të tjera ku mikrobet mund të ishin në ajër. Ato funksionojnë vetëm nëse ajri po qarkullon mjaftueshëm për të mbajtur mikrobet në nivelin e llampave dhe më pas e sjellin këtë ajër të dezinfektuar përsëri në vendin ku po merret frymë.

Për të vrarë mikrobet, llampat duhet të lëshojnë aq shumë dritë ultraviolet, sa do të ishte irrituese për njerëzit, veçanërisht për sytë e tyre, prandaj ato duhet të jenë shumë lart.

“Kur e përdorim atë për dekontaminim sipërfaqësor, sigurohemi që askush të mos jetë në dhomë”, tha Milton në një intervistë me CNN. “Dhe kur e përdorim atë për dekontaminimin e ajrit në pjesën e sipërme të dhomës, sigurohemi që ka shumë pak dritë në mënyrë që të mos dëmtohen sytë “.

Milton tha që ishte i zhgënjyer kur dëgjoi Presidentin Trump duke kërkuar të përdorte një dritë të tillë.

Drita UV mund të dëmtojë trupin

Virusi jeton brenda trupit, ku drita nuk mund të arrijë dhe kryesisht përhapet në pika të vogla që spërkaten kur njerëzit e infektuar kolliten, teshtijnë ose flasin.

“Rrezatimi i jashtëm i tyre me një rreze ultraviolet nuk do të bëjë asgjë për virusin brenda tyre, përkundër asaj që thotë Donald Trump për vendosjen e një UV(rreze ultraviolet) brenda dikujt,” tha Milton, profesor i shëndetit të mjedisit. “Nuk do të funksionojë”.

Sasi të vogla të UV janë thelbësore për prodhimin e vitaminës D tek njerëzit, megjithatë ekspozimi i tepërt mund të rezultojë në efekte shëndetësore akute dhe kronike në lëkurë, sy dhe në sistemin imunitar.

Dy faktorë kërkohen për dritën ultravjollcë për të shkatërruar një virus: intensitet dhe kohë. Por nëse drita është mjaft e fortë për të vrarë një virus në një kohë të shkurtër, kjo do të jetë e rrezikshme për njerëzit, tha Milton. Drita UVA (valë e gjatë ultravjollcë A) dhe UVB (valë e gjatë ultravjollcë B) dëmtojnë lëkurën. Drita UVC është më e sigurt për lëkurën, por do të dëmtojë indet e buta siç janë sytë.

Grupi thotë se llampat e instaluara në tavane, të paktën 7 metra të larta, mund të dekontaminojnë me siguri ajrin, por gjithashtu paralajmërojnë se drita mund të irritojë sytë e njerëzve.

“Llambat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart ose zona të tjera të lëkurës pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë acarim të lëkurës”,- thotë OBSH.


Shtuar 27.04.2020 10:53